Lajme

LDK nuk pranon ofertën e VV-së, i kërkon kryeparlamentarin

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 15 January 2020

Vetëvendosje i bëri ofertë të re LDK-së për të arritur marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Aty thuhej që do të rriteshin dy ministri e njëra t’i takonte LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Por, as kjo ofertë nuk u pranua nga partia e Isa Mustafës.

-Advertisement-

Në fakt, vet Mustafa i ka dërguar me shkrim propozimin e tyre Vetëvendosjes.

Sipas zëdhënësit të partisë, Besian Mustafës, LDK i ka dërguar propozimin e vjetër të tyre, atë të 8 janarit, të cilin edhe e kanë shpalosur verbalisht.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka thënë Mustafa.

E propozimi i 8 janarit ishte që të ndahen ministritë 5 me 5 e LDK të mirrte kryeparlamntarin e Presidentin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera