Lajme

LDK nuk merr pjesë në seancë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 14 September 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbajë qëndrimin që ka marrë dje, për të mos marrë pjesë në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, deri sa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Deputetja e kësaj partie Besa Gaxheri ka thënë se LDK dje ka dhënë qëndrimin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo beson se këtij qëndrimi sot do t’i bashkohet edhe opozita.

-Advertisement-

“Ne nuk do të hyjmë në Kuvend derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Gaxherri.

Kuvendi dje u detyrua të ndërpresë seancën për shkak të mungesës së kuorumit për të marrë vendime të ligjshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera