Lajme

LDK nënshkruan me dy parti koalicion parazgjedhor!

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 16 May 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të nënshkruajë dy koalicione parazgjedhore në orët në vazhdim.

Fillimisht në ora 16:30, partia e Isa Mustafës do të nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Levizjën për Drejtësi, e drejtuar nga Sylejman Qerkezi, ndërsa në ora 17:00 me Alternativën, parti kjo e cila drejtohet nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Sipas zyrës për informim nga LDK-ja, nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve do të ndodhë në zyrën qendrore të kësaj partie në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera