Lajme

LDK në Vushtrri i ka mohuar kategorikisht akuzat e PDK-së e të Ferit Idrizit kundër Kryetarit Xhafer Tahiri e degës së LDK

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 09 November 2021

“Kryetari Tahiri e as LDK nuk qëndrojnë prapa posterëve të publikuar nga PDK.Si duket në panikë nga humbja e sigurtë, ndonëse prap PAN është ri bashkuar në Vushtrri, ekipi në prapaskenë i z. Idrizi po inskenojnë vet situata të tilla me posterë të tillë që më pas të akuzoj të tjerët” thuhet në reagimin e LDK-së.

“I gjendur pa program qeverisës, Ferit Idrizi i PDK po i ikë debatit me Kryetarin Tahiri. Ikja nga debati televiziv është injorim për qytetarin e Vushtrrisë e që ky injorim është i papranueshëm.LDK e Kryetari Tahiri gjatë gjithë mandatit asnjëherë nuk ka përdorur gjuhën e urrejtjes, qytetarët e dijnë mirë kush ka përdorur gjuhë urrejtje në Vushtrri e në Kosovë” thuhet më tutje në komunikatën e LDK-së në Vushtrri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera