Lajme

LDK në Shtime kandidon Mimoza Shahinin për deputete

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 15 January 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Shtime ka propozuar, Mimoza Shahinin si kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Shtime ka propozuar Prof. Mimoza Shahini kandidate për deputete për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14.02.2021”, thuhet në njoftim.

Duke vlerësuar lart profesionalizmin, punën dhe autoritetin e profesoreshë Mimoza Shahini  strukturat e LDK-së dega në Shtime, unanimisht i kanë dhënë mbështetje të plot kandidaturës së sajë.

-Advertisement-

Prof. Mimoza Shahini është doktor i mjekësisë, e edukuar në Tiranë-Prishtinë-Vjenë dhe Angli, punon në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Ajo është profesoreshë në Kolegjin AAB, Universitetin Europian të Tiranës, është bashkëpunëtore dhe këshilltare e shumë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe anëtare e disa bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare.

Doktoresha Mimoza është themeluese e Psikiatrisë së Fëmijëve në Kosovë si dhe një nga themeluesit e departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera