LDK në Prishtinë përkrah ndërtimin e xhamisë së re, por me një kusht!
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 15 July 2017
Lidhja Demokratik e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë shprehur qëndrimet e tyre nëse ky subjekt politik do ta mbështes dhënien e lejes për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë.
Agim Gashi asamblist nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti do ta mbështeste ndërtimin e kësaj xhamie nëse ajo xhami shërben vetëm si kult fetar por jo nëse shndërrohet në qendër tregtare apo Qendër Kulturore Islame.
“E di që qendra e lokacioni është nda për ndërtimin e xhamisë dhe jo për ndërtimin e qendrave tregtare apo për Qendrës Kulturore Islame nëse ajo respektohet, qëllimi i Bashkësisë Islame për ndërtimin e Xhamisë jemi për me e ndërtua, por nëse atë e shndërrojnë në qendër kulturore apo tregtare ne jemi kundër por neve nuk na pyet askush sepse kjo çështje i takon qeverisjes komunale”, ka thënë ai për Insajderin.
Gashi ka thënë se nëse BIK keqpërdor atë objekt dhe e shfrytëzon për biznese apo Qendra Kulturore Islame nuk do ta ketë mbështetje nga LDK.
“BIK në fillim kishte thënë se nuk do të ndërtojnë qendër tregtare apo kulturore por thjesht një objekt kulti për një xhami. Nëse ata e keqpërdorin atë dhe e shfrytëzojnë për biznese apo një qendër kulturore islame siç e kanë quajtur më herët edhe pse nuk na pyet neve askush por e di që edhe LDK e mbështet këtë qëndrim”, ka thënë ai.
Ai më tutje ka thënë se ka informacione se në seancën e ardhshme komunale do të prezantohet nga kryetari i Komunës së Prishtinë, por nuk ka të tjera informacione.
“E di që seancën e ardhshme kryetari i komunës do të prezantoj ndërtimin e kësaj xhamie por nuk na është dhënë asnjë detaj tjetër Tash tek dhëna e versionit të lejes është çështje e ekzekutivit në asnjë mënyrë asamblistët nuk mund të vendosin”, ka thënë Gashi.
Gashi ka deklaruar se personalisht do ta kundërshtonte me votë në kohën kur është votuar nga asamblistët për të ndarë lokacionin e kësaj xhamie.
“Personalisht jam kundër kur është votuar kam qenë në ekzekutiv por nëse do të isha në asamblist nuk do ta votoja këtë po e them si Agim e jo si LDK”, ka deklaruar Gashi./Insajderi.com
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...