Lajme

LDK në Kuvend, kërkon mbajtjen e seancës

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 04 September 2018

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së kanë  zënë vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ata po kërkojnë mbajtën  e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të thirru nga partitë opozitare në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Seanca e thirrur nga opozita ishte thirrur për sot në orën 10:00 por nuk është mbajtur për shkak të shtyrës së seancës së thirrur nga Qeveria.

-Advertisement-

Lexo edhe: LDK: AAK dhe Nisma u dorëzuan para PDK-së për të mos prishur koalicionin

Seanca e thirrur nga Qeveria ishte planifikuar  të mbahet në orën 19:00 por është shtyre disa herë derisa pak minuta më parë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bërë të ditur se do të shtyhet për nesër në orën 14:00.

Deputetët e LDK-së kanë deklaruar se seanca është thirru me 40 nënshkrime dhe duhet të mbahet në ditën e planifikuar./inFokus

Lexo edhe: Shtyhet për nesër seanca e Kuvendit 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera