Lajme

LDK në Gjilan shënon 30-vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 11 March 2020

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan sot shënon 30-vjetorin e themelimit.

“Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuuan për degën e LDK-së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia”, deklaroi ditë më parë kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.

Në ngjarjen e shënimit të 30-vjetorit të LDK në Gjilan që do të mbahet në sallën e Teatrit të qytetit prej orës 16:00, veç kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, veprimtarë, deputetë, ministra e simpatizantë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera