Lajme

LDK: Na takojnë dy anëtarë në KQZ, Thaçi qëllimshëm po zvarrit procesin

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 18 December 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se këto ditë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pranuar një kërkesë nga drejtori i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, për nominimin e një anëtari të KQZ-së nga radhët e LDK-së.

LDK vlerëson se presidenti Thaçi, përkundër afatit ligjor për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, ende nuk ka emëruar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me çka ka bllokuar një institucion të pavarur dhe të përhershëm kushtetues,shkruan gazeta inFokus.

“Me qëllim të zvarritjes akoma më shumë të këtij procesi, dhe me dëshirën për të ruajtur përbërjen aktuale të KQZ-së, e cila është në favor të koalicionit aktual qeverisës, presidenti Thaçi, çështjen e ndarjes së vendeve në KQZ e ka referuar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, e që, siç është parë edhe nga vendimi i Gjykatës, sipas të cilit është refuzuar kërkesa e tij, një kërkesë e tillë ka qenë fare e paarsyeshme dhe e panevojshme”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

-Advertisement-

Sipas LDK-së,  duke e prolonguar këtë proces për gati një vit e gjysmë, si rrjedhojë, duke e defunksionalizuar tërësisht KQZ-në, presidenti ka vepruar në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit.

Kjo parti thekson se i takojnë dy anëtarë të KQZ-së  emrat e të cilëve shumë shpejtë do t’i dërgohen presidentit për emërimin përfundimtar të tyre./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera