Lajme

LDK me kryetar të ri në degën e Klinës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 12 November 2023

Alban Rraci është zgjedhur kryetar i degës së LDK’së në Klinë.

Njoftimi është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Dega në Klinë në krye me Alban Rracin padyshim që do i jep një kahje të re zhvillimeve lokale në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.”

-Advertisement-

LDK thotë se është në përmbyllje të procesit zgjedhor të brendshëm “duke angazhuar gjatë gjithë këtij procesi shumë gra e burra, të rinj dhe të reja që ndajnë vizionin e përbashkët në “Rrugën e Re”, për jetë të dinjitetshme dhe një Kosovë të zhvilluar ashtu siç e duam”.

“LDK po ashtu është duke bërë përgatitjet finale në mobilizimin për Kuvendin X Zgjedhor dhe Konventën Programore që do mbahet me 19 nëntor.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera