Lajme

LDK me Forum të këshilltarëve lokalë, përfshihen 209 të zgjedhurit e procesit të fundit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 09 March 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka formuar për herë të parë Forumin e Këshilltarëve Lokalë.

Ky forum është një trup koordinues dhe politikbërës i asamblistëve në të gjithë Kosovën e që tregon se asamblistët e LDK-së përfaqësojnë fuqinë reale të partisë.

Në një postim në faqen e LDK-së thuhet se “të 209 këshilltarët e zgjedhur lokalë, nga procesi i fundit zgjedhor i vitit 2021 do të jenë anëtarë të këtij Forumi”.

-Advertisement-

“Me vendim të Kryesisë Qendrore, Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut është zgjedhur kryesues i Forumit të Këshilltarëve Lokal, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky trup, synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e partisë.

Aty thuhet po ashtu se takimi i parë dhe konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokalë mbahet gjatë muajit mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera