Lajme

LDK mblidhet në ora 12:00, vendos për Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 30 March 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që gjatë ditës së martë të mbledhë 15 deputetët e saj.

Kjo për të diskutuar nëse do të përkrahin Vjosa Osmanin për Presidente të vendit, shkruan Gazeta Inofkus.

Mbledhja e Abdixhikut me 15 deputetët pritet të mbahet rreth orës 12:00.

-Advertisement-

Ky takim është thirrur pas mbledhjes së të hënës së Kryesisë së LDK-së.

Pas mbledhjes së djeshme nënkryetari Lutfi Haziri, është shprehur se LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit.

“Karshi qeverisjes së Vetëvendosjes do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni apo pengese me rolin e vet konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli në ndërtimin e institucioneve”, ka thënë ai.

LDK shprehet e bindur se do të dal me një qëndrim unanim si parti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera