Lajme

LDK: Marrëveshje vetëm me njohje në qendër, Kurti të raportoj në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 07 February 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se është pajtuar me planin franko gjerman.

Ky subjekt politik, ka përsëritur se asnjë marrëveshje finale Kosovë Serbi që nuk e ka njohjen në qendër, është e dëmshme për Kosovën

“Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

LDK ripërsëritë edhe njëherë qëndrimin e saj, të marrë më datë 16 janar në mbledhjen e Kryesisë Qendrore mbi procesin e dialogut.Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane.

Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale.

LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera