Lajme

LDK liston kritikat për programin e Qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë dhe biznesit

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 12 May 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka gjetur plot vërejtje në programin e Qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media tha se programi i Qeverisë në këtë fushë nuk ka planifikim buxhetor.

“Ky program është i zbrazët, me deklarime bosh, pa caktim të masave e objektivave konkrete dhe i pabuxhetuar. E konsiderojmë absurde që programi premton zhvillim ekonomik pa thënë asnjë fjalë se sa do të jetë rritja ekonomike, sa do të jetë buxheti pas katër vitesh, sa do të jetë papunësia, sa do të jetë deficiti tregtar, investimet e huaja, sa do të rritet prodhimi vendor e si do të rritet eksporti. Për t’u bërë hapja dhe rimëkëmbja e shpejtë, duhet të ndodhë shpejt edhe vaksinimi, por përkundër premtimit në program s’ka program për rimëkëmbje, s’ka masa, s’ka buxhet. Shumë fjalë, asnjë masë, asnjë shifër”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Ai kritikoi edhe planet e Qeverisë për krijimin e Bankës Zhvillimore. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera