Lajme

LDK lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK-ut: Drejtësia s’ka pse t’i frikësohet Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 20 April 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se drejtësia s’ka pse t’i frikësohet kryeministrit Albin Kurti.

Një ditë pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, LDK ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit në KEK.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se korrupsioni milionësh në tregtimin e energjisë elektrike ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit duhet zbardhet.

-Advertisement-

“Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve në zyrën në KEK si dhe në banesat e tij.

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera