LDK kundërshton lokacionin e ri të spitalit në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 17 May 2018
Grupi i kuvendarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj kanë kundërshtuar ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit regjional në këtë komunë, duke e konsideruar si vendim të jashtëligjshëm. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret asgjë për këtë vendim, çështjen do ta dërgojnë në Kushtetuese.
Përfaqësuesit e LDK-së po presin një përgjigje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që këta të fundit vendimin për ndërtimin e spitalit ta shpallin si të pavlefshëm.
Burim Karameta, përfaqësues i kuvendarëve të LDK-së në Ferizaj, tha se ndërrimi i lokacionit për ndërtimin e spitalit regjional në këtë komunë është bërë në mënyrë të paligjshme.
Sipas tij, në parcelën ku legjislacioni i kaluar e kishte miratuar për ndërtim të spitalit i ka veprimet fillestare për fillimin e ndërtimit të këtij institucioni shëndetësor.
Të gjitha procedurat për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt janë kryer në lokacionin e planifikuar më herët do të thotë janë bërë matjet gjeomekanike terrenit, është bërë studimi i fizibilitetit për ndërtimin e spitalit në atë lokacion , gjithashtu operatorët ekonomik nga tenderi i shpallur nga ministria e Shëndetësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë studimet dhe hulumtimet për projektin në fjalë, projekti është dizajnuar dhe janë harxhuar para., dhe tani krejt në fund pushteti aktual në mënyrë krejt të paligjshme dhe antiligjore i jep të drejtë vetës që të bëjë një ndërrim të lokacionit”, u shpreh ai.
Sipas tij, ky vendim është në kundërshtim me ligjin mbi vetëqeverisjen lokale, ligjin për planifikim hapësinor dhe planin zhvillimor.
Karameta shtoi se pasi disa takimeve me disa zyrtarë të zyrës ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë informuar se edhe kjo ministri i jep të drejtë grupit të LDK-së.
“Informatat bazë, të cilat i kemi ne janë, se pothuajse si duke ne kemi të drejtë dhe po presim ministren që të nënshkruan sa më parë në mënyrë se ajo është e obliguar që brenda muajit eventualisht brenda dy javësh të kthejë përgjigje, në të kundërtën lejohet zbatimi i vendimeve të Kuvendit”, u shpreh ai.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në kuadër të LDK-së në Ferizaj, Hajdin Ymeri lokacionin e mëhershëm për ndërtimin e spitalit e sheh më të favorshëm për zhvillimin e shërbimeve mjekësore, sesa plani i tanishëm i cili përfshin një sipërfaqe prej dy hektarësh.
“Aspekti profesional është më se i bindshëm për lokacionin në të cilin kemi qenë, duke e marr parasysh sipërfaqen që e kemi pasur në dispozicion prej 10 hektarësh ku mund të zhvillohet një aktivitet shëndetësor me perspektiv të mirë. Shqetësimi tjetër është se rritja e qytetit bëhet vit pas viti dhe në çoftë se i krahasojnë parcelat ku tani po dëshiron me u ndërtua spitali që i ka vetëm dy hektarë, ndërsa në propozimin që ka qenë më herët si projektime sipërfaqja ka qenë 10 hektarësh”, u shpreh Ymeri.
Gëzim Kokollari po ashtu nga LDK në Ferizaj, tha se përkundër të gjitha procedurave të kryera për lokacionin e mëhershëm, tani po tentohet të ndërrohet lokacioni.
“Paradoksi është këtu se realisht janë kryer të gjitha procedurat e tenderimit dhe kemi informata të sakta që janë ndarë edhe 500 mijë euro për operatorin ekonomik që e ka marr punën për ta kryer në lokacionin te “Pishat”, ndërsa në kundërshti të plotë me ligjin edhe përkundër të gjitha procedurave që janë kryer po tentohet që të ndërrohet lokacioni në vend që tani më kjo punë të jetë e kryer dhe ndoshta të jetë kati i parë i përfunduar, pasi që i kanë marr mjetet dhe operatori ekonomik po i përdor për nevoja të veta”, u shpreh ai.
Ndryshe, grupi i kuvendarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret asgjë për këtë vendim komunal, çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Lokacioni i paraparë më herët për ndërtimin e spitalit regjional në Ferizaj ishte te parku “Liria”, ndërsa tani ndërtimi i spitalit regjional në këtë qytet është paraparë tek ish-tregu i kafshëve në rrugën “Driton Islami”.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































