Lajme

LDK kritikon ministrin e Shëndetësisë: Suksesi i vetëm i tij janë ardhje-vajtjet jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 22 May 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur një varg kritikash në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sipas subjektit të Lumir Abdixhikut rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje-vajtjet e ministrit jashtë vendit.

Në postimin e LDK-së në Facebook thuhet se ministri Latifi, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë.

-Advertisement-

Reagimi i plotë i LDK-së në Facebook:

Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit.

Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera