Lajme

LDK: Kosova nuk ka marrë asnjë njohje që nga koha e Avdullah Hotit

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 13 October 2022

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se që nga viti 2020, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re.

Deputetja e LDK-së tha se Qeveria Kurti nuk ka strategji për politikë të jashtme.

“Sa i përket politikës së jashtme ne kemi parë që deri më tani kjo qeveri nuk ka pasur strategji. Dmth po i bën 18 muaj kjo qeveri që nuk kemi pasur asnjë njohje të re që nga viti 2020, kur kemi marrë njohjen nga Izraeli e ku kryeministër ka qenë Avdullah Hoti. Prej atëherë kemi pasur ngecje”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Teksa sipas saj, kjo qeveri nuk ka strategji as për aplikim në organizata ndërkombëtare.

“Atëherë kemi pasur një moratorium për një vit ku më 4 shtator është bërë një vit, që nënkupton se ka përfunduar dhe ne ende nuk kemi as strategji si të aplikohet, as në organizata ndërkombëtare e as nga shtetet mosnjohëse, s’kemi parë asgjë nga kjo qeveri”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera