LDK kërkon transparencë për dialogun: Për Asociacionin ekziston vendimi i Kushtetueses
Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 19 Dhjetor 2021
Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet Qeverinë e Kosovës në raport me qëndrimin refuzues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë opozitare thonë se Asociacioni nuk duhet të jetë kusht për dialogun.
Sipas tyre, dialogu me Serbinë duhet të ndodh vetëm për arritjen e njohjes reciproke dhe zgjidhjen e fatit të të pagjeturve si pikë kryesore nga ana e Kosovës. Për dialogun, kërkojnë transparencë.
Anëtarja e kryesisë së LDK-së dhe deputetja, Rrezarta Krasniqi thotë për KosovaPress, se kryeministri Albin Kurti e ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe nuk duhet të pranojë asnjë vendim jashtë tij.
“Nuk duhet të jetë kusht Asociacioni (për dialog). Ne si parti e kemi qëndrimin sa i përket Asociacionit dhe kryeministri tashmë e ka verdiktin nga Gjykata Kushtetuese. Gjithçka çka është kundër kushtetutës nuk duhet të pranohet. Pres që dialogu të ndodh vetëm me njohje reciproke dhe të jetë nga ana e Kosovës si pikë kryesore fati i të pagjeturve”, thotë ajo.
Megjithatë, deputetja Krasniqi kritikon ekzekutivin për mungesën e transparencës në raport me dialogun me Serbinë.
“Është kjo qeveri dhe po të njëjtit njerëz që qeveritë më herët i kanë kritikuar gjithmonë për mostransparencë, ndërsa tash sa i përket dialogut nuk kemi pasur transparencë”, shton deputetja opozitare.
Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, i sugjeron kryeministrit Kurti të jetë më i matur në raport me deklaratat për Bashkimin Evropian, pasi sipas saj përplasja e fundit me kryediplomatin evropian, Josep Borell nuk i bënë nder vendit.
“Ajo përplasje nuk ka qenë e duhur, duhet të jemi sa më të matur kur kemi të bëjmë me përfaqësues të institucioneve të BE-së. Ajo përplasje diplomatike nuk i bënë nder vendit tonë”, përfundon ajo./KP

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...





























