LDK kërkon të bëhet ushtria e të shpërbëhet Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 30 November 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie ka bërë të ditur se Grupet Parlamentar në vend duhet të mblidhen për të miratuar çështjet urgjente.
Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka përmendur disa nga çështjet që sipas tij janë urgjente, shkruan Gazeta inFokus.
“Duhet të mblidhemi në tryezën e partive politike parlamentare. Pas dakordimit të partive politike, Kuvendi duhet të mblidhet për të miratuar çështjet më urgjente që janë në pritje: Rezoluta për heqjen e temës së rishikimit të kufijve nga dialogu, Ligji për ushtrinë dhe Buxheti për 2019”, ka thënë Hoti.
E pas miratimit të tyre sipas Hotit vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
“Pas kësaj, duhet organizuar seancën e Kuvendit për shpërbërje të Kuvendit. Kosovës i duhet një qeveri e përgjegjshme, profesionale, që i del zot vendit, që nuk i delegon kompetencat e veta kushtetues, por i ushtron ato plotësisht. Kosovës i duhet një qeveri që mund të marrë vendime pa u kushtëzuar nga askush”, ka shtuar Hoti.
Më poshtë mund të gjeni të plotë fjalimin e Hotit.
“Kriza institucionale po thellohet.
Institucionet e Kosovës, të udhëhequra nga koalicioni PAN, nuk janë në nivelin e përgjegjësisë.
Skandalet e përditshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë, mungesa e dijes elementare për të udhëhequr institucionet dhe problemet me ligjin, kanë bërë të humbet besimi i qytetarëve në institucione.
Në arenën ndërkombëtare, Kosova është në pozitën më të disfavorshme historikisht. Edhe gjatë viteve të 90-ta, kur nuk e kemi pasur shtetin tonë të pavarur dhe diplomaci shtetërore, përkrahja për Kosovën ka qenë më e madhe.
Kriza ka eskaluar me dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veri pas vendosjes së taksës për mallrat serbe.
Kjo situatë ka ardhur si rezultat:
– i angazhimit jo kushtetues të Presidentit për nisur dialogun me Serbinë për korrigjim të
kufijve dhe
– nga mosveprimi i Kryeministrit në përputhje me kompetencat kushtetuese.
Kjo gjendje në Kosovë i shkon përshtati vetëm Serbisë për të implementuar projektin e vet për
ndarje të Kosovës.
Presidenti po vazhdon kauzën e tij për rishikim të shtetësisë së Kosovës.
Më lejoni edhe një herë ta bëjë të qartë para të gjithë qytetarëve se LDK-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që prek integritetin territorial të shtetit të Kosovës.
Prandaj, na duhet konsensus për tejkalimin e krizës institucionale.
Të gjitha forcat politike që janë për shtetin e Kosovës duhet të tregojnë përgjegjësi institucionale në këtë situatë.
Duhet të mblidhemi në tryezën e partive politike parlamentare.
Pas dakordimit të partive politike, Kuvendi duhet të mblidhet për të miratuar çështjet më urgjente që janë në pritje:
– Rezoluta për heqjen e temës së rishikimit të kufijve nga dialogu.
– Ligji për ushtrinë,
– Buxheti për 2019,
Pas kësaj, duhet organizuar seancën e Kuvendit për shpërbërje të Kuvendit.
Kosovës i duhet një qeveri e përgjegjshme, profesionale, që i del zot vendit, që nuk i delegon kompetencat e veta kushtetues, por i ushtron ato plotësisht.
Kosovës i duhet një qeveri që mund të marrë vendime pa u kushtëzuar nga askush./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...