Lajme

LDK kërkon që nxënësit të kthehen në shkolla me orar të plotë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 03 June 2021

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka propozuar tri pika për arsimin gjatë pandemisë.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas grupit parlamentar të LDK-së nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë. Të bëhet organizmi në një plan me mësim intensiv dhe deri me 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit.

“1. Pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt.

  1. Të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, bazuar në një plan për mësim intenziv të natyrës së shkollave verore, që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore.
  2. Deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha nivelet duke përfshirë institucionet publike dhe private, në mënyrë që të të jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022”, ka bërë të ditur Hoti. /Gazeta inFokus/

Të tjera