LDK kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Blerja e teksteve shkollore nga prindërit do të kushtojë 20 për qind më shtrenjtë
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 22 August 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi e njëjta një ditë më parë njoftoi se nuk do t’i furnizojë nxënësit me tekste shkollore.
Përgjegjësinë e blerjes së teksteve shkollore MASHTI ia ka bartur prindërve duke thënë se do t’ua mbulojë koston e tyre përmes rimbursimit. Fajin për këtë dështim Nagavci ua ka atribuuar shtëpive botuese për vendosjen e çmimeve të larta të librave shkollorë.
Blerja e teksteve shkollore, MASHTI po shqyrton mundësinë që paratë t’iu barten në llogaritë e prindërve
Lexo po ashtu
Blerja e teksteve shkollore, MASHTI po shqyrton mundësinë që paratë t’iu barten në llogaritë e prindërve
E sipas LDK-së, ministria ka zgjedhur një variant i cili do të ketë shumë më i kushtueshëm për buxhetin e Kosovës.
Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, në një konferencë për media të martën teksa ka kërkuar dorëheqjen e Ngavacit, ka thënë se një ministre e tillë i bën dëm vendit.
Sipas saj, çmimi i librave do të dalë me shtrenjtë minimalisht 20 për qind më shtrenjtë.
“Qeveria do të paguajë më shtrenjtë rimbursimin e prindërve. Shuma mund të shkojë më shumë se 2 milionë. Kjo zgjidhje ka ardhur si rezultat i dështimit të kësaj qeverie. Nuk mund ta prezantosh si zgjidhje të favorshme këtë kur do t’i kushtojë më shumë buxhetit të shtetit”, ka thënë ajo.
“Kjo qeveri në vend se të fokusohet në përmirësimin e cilësisë së librave, ka zgjedhur t’i ikë përgjegjësisë dhe t’i ngarkojë me përgjegjësi prindërit Para një viti është humbur mësimi për 1 muaj e gjysmë, miliona orë mësimore janë humbur dhe nuk janë zëvendësuar plotësisht. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit. Një ministre dhe një qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën”.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...