Lajme

LDK këmbëngul për postin e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 20 November 2019

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se posti i presidentit duhet të zgjidhet para se të përfundoj mandatin presidenti aktual.

Ai ka thënë se pozita e Presidentit duhet t’i takojë LDK-së për shkak se sipas tijë garanton stabilitet në qeverisje, shkruan gazeta inFokus.
I pyetur për temën më të përfolur të ditës së sotme, lokacionin e stadiumit të ri, Svarqa ka thënë se dëshirë e tij do të ishte që një stadium i tillë të ndërtohej në Ferizaj.

Ai ka thënë se në LDK nuk është diskutuar për çështjen e lokacionit të stadiumit por ka thënë se nuk ka informacion nëse një gjë e tillë mund të jetë diskutuar mes grupeve punuese të LDK-së me Vetëvendosjen./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera