Lajme

LDK ka marr vendim për bojkotim të RTK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 02 February 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se radio televizioni publik RTK-ja është kapur nga pushteti pas zgjedhjes së Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, drejtor të  RTK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Abdixhiku tha se LDK-ja ka marrë vendim që të bojkotojnë RTK-në.

Ai në një intervistë në emisionin Pressing në T7 tha se këtë televizion do të ja lënë pushtetit.

-Advertisement-

“Do të ja lëmë televizionin publik pushtetit. Do i njoftojmë te gjitha ambasadat se ky është televizion i kapur nga pushteti”, ka thënë Abdixhku.

“Tani ta them publikisht këtu, ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë si sjellje normale. Ne kemi diskutuar me deputetë dje, do ta diskutoj edhe me kryesinë dhe LDK’ja do ta bëjë publike edhe bojkotin e plotë ndaj LDK’së. Do t’ia lëmë televizionin publik pushtetit”, tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera