LDK-ja thotë se Qeveria Kurti i ka zhytur duart thellë në korrupsion, ka varfëruar qytetarët që iu premtua “parajsa”
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 16 October 2024
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja lidhur me faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, ka thënë se sot VV-ja duhej të ishte në Kuvend, që të dëgjoheshin edhe qëndrimet e tyre, e të jenin përgjegjësi para qytetarëve.
Zemaj i LDK-së tha se VV i kishte premtuar qytetarëve parajsë, por që sipas tij vetëm se i ka varfëruar ata.
Deputeti i kësaj partie tha para deputetëve të pranishëm në Kuvend, se VV-ja erdhi në pushtet duke thënë se do të bëjnë një qeveri me duar të pastra, pa korrupsion, por që vetëm se janë zhytur më thellë.
“Edhe për ne deputetët sot do duhej të ishin këtu t’i dëgjonin qëndrimet lidhur me korrupsionin e madh që po e bën partia e tyre, VV në qeveri. Por fatkeqësisht ky pushtet i dështuar po i ikë edhe përgjegjësisë që duhet t’i jep qytetarit që e votoi me premtimin e madh se do të bëjnë qeveri me duar të pastra. Faktet thonë se kjo qeveri veç duar të pastra nuk ka, i ka zhytur thellë në korrupsion.
“Dëmtimi i Buxhetit të Shtetit nga Ministria e Mjedisit, me Naser Hafizin në miliona euro për shlimin e borxheve të ambalazhuesve të ujit, si dhe mesazhet e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin që diskutojnë për korrupsionin në KEK. Qytetarët e Kosovës, t’ua rikutojmë që Hafizi s’është person i parëndësishëm, por njeri i afërt me Kurtin, dhe Dejona është vetë Kurti. Këta njerëz janë strukture kriminale”
“Kjo qeveri edhe sot del i mbron njerëzit e korruptuar pa fije turpi. A mund të dijmë pse Dejona Mihali pa asnjë pozitë në qeveri vendos kur të ndalet rryma. Kësaj s’mund t’i themi gjë tjetër veç skemë kriminale. Kjo skemë e krimit financiar, e kontrolluar nga parapolitika e krimit duhet të zbardhet nga organet e drejtësisë sepse këta njerëz premtuan parajsë dhe përfunduan duke varfëruar qytetarët”, tha Zemaj në Kuvend.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...