Lajme

LDK-ja refuzon të merr pjesë në diskutimin për Dialog

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 21 December 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e Kadri Veselit për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në një konferencë për media , LDK-ja i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, ku shefi i GP Avdullah Hoti tha se legjitimiteti për të udhëhequr me vendin nuk fitohet me tryeza politike., transmeton Gazeta inFokus.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota, që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës, dhe as nga ata me mandate të huaja në Kuvend”, tha Hoti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera