Lajme

“LDK-ja përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar”

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 26 September 2020

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka theksuar se do të hiqen vijat e kuqe për PDK-në, raporton GazetaBlic.

Në një reagim në Facebook, ish-ministrja e Drejtësisë ka thënë se LDK përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar.

“Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë. Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të “interesave madhore”. Këto janë orvatjet për t’i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

“Nga poli i PDK-së, LDK tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare”, përfundon ajo./GazetaBlic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera