Lajme

LDK-ja pas Raportit të Progresit: Është koha për ndryshim

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 30 October 2024

Kosova sot ka pranuar Raportin e Progresit për vitin 2024.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare nga LDK-ja thonë se Raporti i Progresit për vitin 2024 thekson nevojën urgjente për ndryshim.

-Advertisement-

‘’Raporti i Progresit për vitin 2024 nga Komisioni Evropian i publikuar sot, nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim. Raporti gjithashtu e thekson qartë situatën ekonomike në Kosovë—“ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Më tutje thuhet se LDK është e përkushtuar dhe do të punoj fort për të rikthyer pavarësinë e mediave dhe për të mbrojtur institucionet demokratike nga ndërhyrjet politike.

‘’Ne do të reformojmë gjyqësorin për të siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri, si dhe do të luftojmë korrupsionin me vendosmëri. Ndërsa këto janë rezultatet e paaftësisë së qeverisë aktuale; fokusi ynë do të jetë në krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja në vend, në mënyrë që kosovarët të mos detyrohen të largohen’’.

Kosova meriton një qeveri që i përmbush premtimet e saj, LDK do të udhëheqë pastër dhe me integritet. Është koha për ndryshim të vërtetë, tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera