Lajme

LDK-ja në Pejë ironizon me rrahjen e kësaj partie me karrige në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 19 June 2019

Lufta për karrige dhe me karrige në Lidhjen Demokratike të Kosovës tashmë njihet.

Kjo parti duket se konfliktet, problemet dhe pakënaqësitë i shpreh përmes këtij mjeti.

Por, për dallim nga Prishtina, duket se në Pejë anëtar të këtij subjekti e kanë marrë më shtruar fillimin e procesit zgjedhor.

-Advertisement-

Madje, kryetari i Komunës së Pejës që vjen nga radhët e LDK-së, Gazmen Muhaxhiri ka ironizuar me ngjarjen që ndodhi të dielën që lamë pas në Mat të Prishtinës.

Muhaxheri bashkë me Nënkryetarin, Shkumbin Gashin, Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Engelbert Zefaj janë fotografuar teksa shihen me karrige në duar, duke inskenuar një “përleshje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera