LDK-ja në Deçan i reagon Ramosajt pasi Gjykata ia dënoi me burgim tre zyrtarë komunalë, kërkojnë nga kryetari të marrë përgjegjësi
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 26 August 2024
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan ka reaguar pasi tre zyrtarë të kësaj komune u dënuan nga Gjykata me 9 vite e 9 muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë të akuzuar për korrupsion.
Në reagimin e LDK-së, kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj i është kërkuar të marrë përgjegjësi për veprimet e zyrtarëve të komunës të cilët sipas tyre u emëruan dhe vepruan nën urdhrat e kryetarit.
Reagimi i plotë:
Komunikatë – LDK Deçan!
Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e Gjykatës!
Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Deçan, shpreh indinjatën e thellë me pushtetin komunal në Deçan, me faktin se tash e tre javë nga shpallja e akgjykimit dënues për tre zyrtarë komunal, njëri prej tyre me 3 vite e 9 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vite burgim, si dhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh, pra dy drejtorë në kabinetin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe nuk ka asnjë veprim, dorëheqje apo përgjegjësi morale e politike në lidhje me vendimin e gjykatës.
Një mentalitet i tillë i bashkëjetesës me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës e pushtetit edhe kur faktohet me vendim të institucioneve të shtetit, tregon faktin e hidhur se si funksionon pushteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.
LDK – dega në Deçan i bën thirrje kryetarit Ramosaj të marrë përgjegjësinë, për veprimet e zyrtarëve politik të cilët i ka emëruar vet dhe që të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me urdhërat e tij.
Zyra për Informim

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































