Lajme

LDK-ja në Deçan i reagon Ramosajt pasi Gjykata ia dënoi me burgim tre zyrtarë komunalë, kërkojnë nga kryetari të marrë përgjegjësi

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 26 August 2024

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan ka reaguar pasi tre zyrtarë të kësaj komune u dënuan nga Gjykata me 9 vite e 9 muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë të akuzuar për korrupsion.

Në reagimin e LDK-së, kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj i është kërkuar të marrë përgjegjësi për veprimet e zyrtarëve të komunës të cilët sipas tyre u emëruan dhe vepruan nën urdhrat e kryetarit.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Komunikatë – LDK Deçan!

Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e Gjykatës!

Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Deçan, shpreh indinjatën e thellë me pushtetin komunal në Deçan, me faktin se tash e tre javë nga shpallja e akgjykimit dënues për tre zyrtarë komunal, njëri prej tyre me 3 vite e 9 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vite burgim, si dhe dënimi  plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh, pra dy drejtorë në kabinetin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe nuk ka asnjë veprim, dorëheqje apo përgjegjësi morale e politike në lidhje me vendimin e gjykatës.

Një mentalitet i tillë i bashkëjetesës me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës e pushtetit edhe kur faktohet me vendim të institucioneve të shtetit, tregon faktin e hidhur se si funksionon pushteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

LDK – dega në Deçan i bën thirrje kryetarit Ramosaj të marrë përgjegjësinë, për veprimet e zyrtarëve politik të cilët i ka emëruar vet dhe që të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me urdhërat e tij.

Zyra për Informim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera