LDK-ja më 1 qershor nis zgjedhjet e brendshme

Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 24 May 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme.
Abdixhiku tha se të premten do të mblidhet këshilli i përgjithshëm për t’u përgatitur për këto zgjedhje, derisa theksoi se ky proces zgjedhor do të zhvillohet mbi 7 parime.
“Sot kryesia e LDK ka marrë vendim të shpallë zgjedhje të brendshme. Për ne ky proces është festë sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, ka thënë Abdixhiku në konferencën e sotme për media.
Kreu i LDK-së theksoi se synojnë që të kenë prezencë më të madhe të të rinjve në këtë proces zgjedhor dhe po ashtu tha se synojnë që njëra nga pozitat e nënkryetarit të jetë për një grua.
“S’ka mospajtime në mes partisë. Partia është më e bashkuar se kurrë. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur dhe të përfshirje të të rinjve dhe grave, si dhe një nga pozitat e nënkryetarit të jetë grua”, ka shtuar ai, njofton Klankosova.tv
Ai po ashtu shtoi se kanë marrë vendim të hapin katër degë në komunat veriore të Kosovës, si dhe të kenë organizim territorial të degëve në mërgatë.
Abdixhiku tha se e fton çdo anëtar të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...
-
Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit
Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zj...
-
Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët
Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike...
-
Muharremi ironizon LVV-në për njoftimin e subvencionimeve: Paska ba pare LVV pasi që po shpërndanë subvencione
Njohësi i çështjeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuat partinë në pus...
-
Rruga “Tahir Zajmi” në Prishtinë bëhet me ndriçim publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “T...
-
Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë
Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min, por kjo ditë sipas Inst...
-
Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nxit krerët shtetërorë në Kosovë q...
-
Kurti takohet me kandidatët shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane për zgjedhje
Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i K...
-
Shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri: Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas shpërthim...