Lajme

LDK-ja i kundërpërgjigjet VV-së: Jeni të dëmshëm për Kosovën – qytetarët nuk duan video se ato s’hahen

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 09 February 2023

Lëvizja Vetëvendosje, pak minuta më parë, akuzoi LDK-në se nuk ofroi asgjë për të kapërcyer situatën e rënduar ekonomike të vendit gjatë këtyre dy viteve të Qeverisë Kurti.

E ndaj kësaj videoje, ka reaguar menjëherë LDK-ja, duke e quajtur këtë parti si “Lëvizje Video-Vendosëse”.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se VV-ja është parti populsite dhe e paaftë, si dhe të dëmshme për Kosovën.

-Advertisement-

“Shtëpia propaganduese LVV paska vazhduar me sulme ndaj lidershipit të LDK-së duke fabrikuar dobët. Ju jeni veç populista të paaftë, e të dëmshëm për Kosovën. Këtë po e vuajnë qytetarët, s’kanë nevojë për video nga ju. Videot s’hahen”, thotë Lushaku-Sadriu në reagim.

“Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin s’e përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionëshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra”, shkroi kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së.

“Kjo është qeverisja juaj! Me 51% s’dini me qeverisë. Mashtrues”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera