Lajme

LDK-ja fajëson qeverinë për rezultatin e dobët në PISA: S’ka kujdes as minimal për arsimin

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 06 December 2023

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka quajtur shqetësuese rezultatet e Testit PISA të bërë publike të martën, raporton EO. Ajo kritikoi Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si ka bashkë-organizuar testimin e nxënësve për PISA.

Lushaku-Sadriu shtoi se herëve të kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA, partia që tash është në pushtet ka kërkuar seanca të jashtëzakonshme. Sipas saj, derisa në shkollat e Kosovës ka mungesa elementare të kushteve për nxënësit, në buxhet ka suficit.

“Të dhënat janë tepër shqetësuese kur nxënësit e Kosovës tregojnë rezultat të dobët. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për ministrinë, për shkollat dhe përfitimet që i kanë nxënësit. Këtu shohim një dështim në mënyrën e bashkë-organizimit nga MAShTI të testit PISA. Ashtu siç janë bërë edhe testime të tjera që MASHTI ka dështuar si Ministri të adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancë më të mirë. Kalueshmëria është tepër e dobët në testet tona kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të vetë MASHTI-it në organizimin e testeve tona kombëtare çka flet që është krejt në diskrepancë me atë se sistemi arsimor për mënyrën se si realizohet mënyra e testimit”.

-Advertisement-

“Duhet të shohim se çka bën MASHT sot. Arsimi s’është prioritet i kësaj Qeverie. VV ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Pikërisht është VV që nuk tregon as kujdesin minimal sa i përket arsimit. Ju e keni parë që dy vitet e fundit arsimi në Kosovë ka filluar në mënyrë krejt dramatike. Fillimisht, mandati i kësaj ministre ka filluar me shkelje kushtetuese aty kemi kërkuar shkarkimin e saj.

“Paramendojeni qindra miliona rrinë në suficit ndërkohë që në shkollat tona nuk ka banka ashtu siç duhet, s’ka karrige. Nuk ka laboratorë, nuk ka mjete konkretizuese. Qysh të performojë më pas nxënësit mirë se një mësim e mësojnë vetëm nga aspekti teorik dhe jo praktik. Kjo kallëzon shumë sa kjo Qeveri e ka prioritet arsimin dhe sa kjo qeveri e merr seriozisht cilësinë në arsim”.

Lushaku-Sadriu u pyet edhe për mbledhjen e strukturave të partisë për të kompletuar udhëheqësin e re, raporton EO.

“Do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të shtunën dhe aty pritet që të dalin të gjitha strukturat dhe të kompletohet i gjithë ekzekutivi i jonë partiak”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera