Lajme

LDK-ja del me 3 propozime për Qeverinë e Kosovës, pasi thotë se “jeta e qytetarëve është vështirësuar”

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 28 March 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesa në subvencione, derisa ka thënë se jeta e qytetarëve po vështirësohet.

Hoti, në Kuvend, ka shpalosur 3 propozime për Qeverinë.

“Janë 3 probleme që e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve. Kriza energjetike, kriza me çmime, dhe lufta në Ukrainë. Për shkak të këtyre problemeve, jeta e qytetarëve është duke u vështirësuar. Secilës familje u janë rritur kostos e jetesës, nga 150 në 200 euro në muaj. Është e pashmangshme të dizajnohen pakot e ndihmës. Kriza sociale është e madhe. Vonesat vetëm po shtojnë problemet e famljes”, tha Hoti.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka dhënë 3 propozime, në emër të LDK-së, për Qeverinë e Kosovës.

“Masa 1 – të bëhet indeksinimi i të gjitha skemave të ndihmave sociale, së paku për të mbulaur çmimet e produkteve ushqimore bazike. Masa 2 subvencionet në bujqësi. Rritja e kosotove të produkteve bujqësore është rritur. Kemi verifikuar këtë në terren. Ftoj qeverinë të konsiderojë rritjen e menjëhershme të subvencioneve në bujqësi. Edhe kjo mbulon 1/3 e familjeve në vend. Masa 3 është t’i ktheheni debatit për pagën minimale. Duhet rritur sa më parë paga minimale, në mënyrë që sektori publik dhe privat ta ndjejë rritjen. Të gjitha këto masa janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”, u shpreh Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera