Lajme

LDK-ja bën homazhe te varri i Nekibe Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 19 June 2019

Anëtarë të Kryesisë dhe deputetët e LDK-së kanë bërë homazhe sot te varri i ish-nënkryetares së kësaj partie, Nekibe Kelmendi, në tetëvjetorin e vdekjes së saj.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në emër të partisë ka vlerësuar me admirim gjithë veprimtarinë e saj politike dhe atdhetare duke e cilësuar si “Zonjë të Hekurt”.

“Nekibja ishte nënkryetare e LDK-së, deputete e jona dhe ministre e cila përveç gjithë kontributit të saj në shërbim dhe ndërtim të shtetit të Kosovës, këtij vendi ia dha edhe burrin dhe dy djemtë e saj. Ishte shembull i punës dhe përkushtimit për LDK-në, Kosovën dhe qytetarët e saj”, shtoi ai.

-Advertisement-

“Familja Kelmendi ishin luftëtarë që iu përkushtuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit tonë. Ndihet mungesë e madhe jo vetëm në LDK, por edhe në të gjitha institucionet tona”, përfundoi Beqiri.

Nekibe Kelmendi ndërroi jetë më 19 qershor 2011, pas një sëmundje të shkurtër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera