LDK-ja asnjë femër kandidate për kryetare të komunave
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 11 August 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka përshirë asnjë femër në listën e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Kjo listë me 13 kandidatë është bërë publike dje nga vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, shkruan Infokusi.com
Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit LDK ishte kritikuar për minimizim të rolit të gruas në parti, madje nga dhjetëra aderime në LDK asnjë nuk ishte femër.
Gjithashtu LDK në zgjedhjet e 11 qershorit femrën më të votuar, Vjosa Osmanin e kishte renditur pothuajse në fund të listës se kandidatëve për deputet në kuvendin e Kosovës me numër 81, shkruan infokusi.com
Osmani në zgjedhjet e vitin 2014 ishte renditur me numër 3 ndërsa kishte marrë 30.431 vota ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 e renditur me numër 81 ka marrë 45. 500 vota.
Kandidatët për kryetar në 13 komuna janë, për Podujevë Agim Veliu, Istog Haki Rugova, Gjilan Lutfi Haziri, Pejë Gazmend Muhaxheri, Fushë Kosovë Burim Berisha, Lipjan Imri Ahmeti, Suharekë Sali Asllanaj, Viti Sokol Haliti, Dragash Selim Kryeziu, Kamenicë Shaip Surdulli, Shtime Selim Shabani, Ferizaj Muharrem Sfarqa, Novobërdë Bajrush Ymeri, shkruan Infokusi.com
Pritet që javën e ardhshme të bëhen publike emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, Prishtinë, Prizren, etj./INFOKUSI

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































