“LDK i fiton 12 komuna në zgjedhjet lokale”
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 11 June 2021
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se partia e tij, përveç se do të mbajë komunat aktuale që i ka në qeverisje, do të fitojë edhe disa të reja në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet në vjeshtë.
Tahiri thotë se LDK-ja po i bën hapat e duhur t’i rikonfirmojë komunat aktuale.“LDK do ta rikthejë Podujevën dhe Prishtinën.
Në Klinë katër parti ndahen vetëm me 300 vota. Do të jetë shumë me rëndësi përzgjedhja e kandidatëve. Dragashi do të merret. LDK është mundur nga PDK vetëm me votat e subjekteve minoritare. Nuk do të thotë se është kësaj here minoritarët do të shkojnë me PDK-në”.
Kryetari i Vushtrrisë thotë se gjasat e mëdha janë që LDK t’i rikthehejë Prizrenin dhe Ferizajn.“Mund të them se LDK do të fitojë mbi në mbi 10 komuna. LDK fiton së paku 12 komuna në zgjedhje komunale”, ka deklaruar Tahiri.Panelistët tjerë në “Debat Plus” nuk janë pajtuar me këtë parashikim të Tahirit.
Xhevdet Pozhari thotë se LDK mund të fitojë rreth 5 komuna në zgjedhjet e ardhshme komunale.“LDK do të ketë sukses në zgjedhje nëse fiton 5 komuna”, deklaroi Pozhari.
Dardan Gashi thotë se LDK në fund të procesit do të jetë fituese e zgjedhjeve.“LDK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve lokale…LDK do të jetë fituese në më pak 10 komuna”, deklaroi Gashi.Vehbi kajtazi thotë se LDK do t’i fitojë katër komunat nga tetë ku tashmë janë konfirmuar kandidatët.
Ai thotë se LVV po ka problem të gjejë kandidatë për kryetarë komunash.Kujtojmë, LDK aktualisht qeverisë shtatë komuna: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Istog, Viti, Fushë Kosovë, ndërsa Podujevën që e kishte fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2017, e ka humbur pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur Agim Veliu u bë Ministër i Brendshëm.
Të tjera
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...