Lajme

LDK gjatë javës mbledh kryesinë, vendosë për zëvendësministrat

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 05 February 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbledhë gjatë javës kryesinë për të shqyrtuar të gjitha pozitat në qeveri pos atyre të ministrave ku tashmë janë vendosur.

Sipas LDK-së, kjo do të bëhet për të mos u vonuar shumë në marrjen e përgjegjësive që i takon këtij subjekti politik. Gjatë kësaj mbledhje do të vendoset se kush do të jenë zëvendësministrat nga LDK.

“Besoj se gjatë javës do të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të gjithë emrat e zëvendësministrave do të kalojnë përmes kryesisë së LDK-së, të njëjtit duhet të marrin miratimin e kryesisë për të vazhduar tutja”, bëjnë të ditur burime të Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Gazeta infokus mëson se pos emrat e zëvendësministrave, në kryesin e LDK-së do të diskutohet edhe pozitat e tjera brenda qeverisë së Kosovës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera