LDK fton organet e drejtësisë të mos bien pre e fushatave linçuese të Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 26 November 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon të gjithë votuesit për besimin e dhënë njëherit i garanton ata se do të përdorë të gjithë mekanizmat kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të vullnetit të tyre të shprehur në zgjedhjet lokale, veçmas në rastet në të cilat janë evidentuar parregullësi, siç janë Prishtina dhe Dragashi.
LDK-ja konsideron se vendimi i Gjykatës Supreme cënon të drejtën kushtetuese të kandidatit të LDK-së, sepse nuk ia jep mundësinë që në mënyrë transparente të vërtetohen rezultatet përmes procesit të rinumërimit. LDK-ja gjithashtu konsideron se, vendimi i Gjykatës Supreme është i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetur për faktin se, ky vendim në arsyetimin e tij megjithëse pranon parregullsitë e evidentuara gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Komunën e Prishtinës, nuk lejon rinumërimin e kutive të votimit si mekanizëm i vetëm për të korrigjuar shkeljet dhe gabimet e evidentuara nga zyrtarët tonë në ditën e zgjedhjeve.
LDK-ja konsideron se është me rëndësi që të sqarohet secila votë e qytetarëve tonë në secilën kuti të votimit, prandaj nga hapja e këtyre kutive të votimit nuk ka nevojë të frikësohet askush përveç atyre që kanë bërë manipulime në forma të ndryshme në ditën e zgjedhjeve.
LDK-ja është e habitur se si Vetëvendosje është barrikaduar, madje edhe duke kërcënuar e shantazhuar organet e pavarura kushtetuese, vetëm që të mos lejojë rinumërimin aq shumë të dëshiruar nga të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Ne konsiderojmë se moslejimi i zbardhjes së të vërtetës rreth procesit të votimit në Komunën e Prishtinës është në kundërshtim me synimin dhe deklarimin e të gjitha subjekteve politike për një proces zgjedhor të rregullt e demokratik.
Qytetarët e Kryeqytetit meritojnë të dinë të vërtetën në mënyrë që në katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga një kryetar legjitim dhe të pakontestuar nga askush.
LDK-ja respekton të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe i fton ato që të mos bien pre e fushatave linçuese dhe kërcënuese të Vetëvendosjes, por të vendosin sipas fakteve dhe ligjeve në fuqi në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...