Lajme

LDK edhe një herë refuzon ofertën e VV’së

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 21 January 2020

Kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Kjo parti edhe një herë ka shprehur qëndrimet se refuzon ofertën që Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë për bashkë qeverisje, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu është shprehur zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa në një konferencë për medie pas mbledhjes disa orësh të kësaj parti.

-Advertisement-

“Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e LDK’së trajtoj situatën politike pas mandatimit të kandidatit për kryeministet. LDK vlerëson se vendi ndodhet në situatë të rëndësishëm politike pasi implementimi i vullnetit te qytetarëve është i afatizuar. LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje të balancuar me Vetëvendosjen.Kryesia e LDK’së kryeson qe marrëveshja e propozuar nga LDK e reflekton në tersi rezultatet e zgjedhjeve garanton përfaqësim te balancuar”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij LDK ka ftuar VV’në si parti e parë që ka përgjegjësi, që të veproj shpejt e me vendosmëri për të arritur marrëveshjen./Gazeta inFoksu/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera