Lajme

LDK e VV kundërshtojnë ftesën e Thaçit, PDK publikon emrin e anëtarit të saj në KQZ

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 18 December 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke iu dërguar shkresa partive politike për këtë.

Se u ka shkuar ftesa për nominimin e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së e kanë konfirmuar edhe vet përfaqësuesit e partive politike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur për lajmi.net, se e kanë pranuar këtë ftesë dhe tashmë ka nominuar anëtarin e saj për në KQZ.

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë se Ilir Gashi është norminuar për anëtar të KQZ-së.

“PDK ka nominuar Ilir Gashin për anëtar të KQZ-së”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkaq Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së ka thënë se ky subjekt politik sonte ose më së largu nesër do të bëj publik emrin për anëtar të KQZ-së.

“Po na ka ardhur shkresa zyrtare nga presidenti ashtu siç është e paraparë edhe me Kushtetutë dhe me aq sa e di unë, shkresë u ka dërguar edhe partive të tjera, do me thënë grupeve më të mëdha parlamentare. Emri prej PSD-së do të bëhet publik sonte ose nesër”, deklaroi Kuçi.

Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se këtij subjekti politik i takojnë dy anëtarë në KQZ, dhe jo siç i është dërguar ftesa për një anëtarë.

Ndërsa Adnan Rrustemi nga LVV këtë shkresë të presidentit e ka vlerësuar si antikushtetuese pasi që siç u shpreh ai, partitë politike që janë krijuar në ndërkohë në Kuvend pas zgjedhjeve nuk u takon të kenë përfaqësues në KQZ.

Ai ka thënë se Vetëvendosjes i takojnë dy anëtarë në KQZ.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera