Lajme

LDK e VV i bashkojnë forcat në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 08 November 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash ka arritur ta bindë Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë për t’i ndihmuar në balotazhin e 14 nëntorit, shkruan Gazeta inFokus.

Këto dy parti mbrëmjen e së hënës e kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.

Lajmin e ka konfirmuar partia e LDK-së në komunën e Dragashit përmes një postimi në rrjetin social facebook.

-Advertisement-

“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!”, thuhet në postim.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, në balotazh do të përballet me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabanin.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura me 17 tetor, Bexhet Xheladini, i LDK-së ka marrë 34.76% të votave, kurse Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 33.69%.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje është votuar nga 17.75% e votuesve në komunën e Dragashit.

Balotazhi i zgjedhjeve lokale në 24 komunat e Kosovës do të mbahet të dielën e 14 nëntorit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera