Lajme

LDK e Vushtrrisë “pajton” Agim Veliun e Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 19 January 2020

Një ofertë e Vetëvendosjes për të bërë koalicionin me LDK-në, u bë shkas për të dalur në publik ndasitë në parti.

Atë fillimisht e kundërshtoi ashpër Agim Veliu për t’u përkrahur më pas nga Vjosa Osmani, e cila në reagimin e saj dukej se e kundërshtonte e akuzonte ashpër edhe Veliun, shkruan gazeta inFokus.

Por, këtë të dy nënkryetarë të LDK-së, janë parë të ulen afër njëri tjetrit në një event të kësaj partie.

-Advertisement-

LDK në Vushtrri po mban 30 vjetorin e themelimit derisa në këtë tubim përveç kreut Isa Mustafa, pjesë kanë marrë edhe Osmani e Veliu, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në fotot e publikuara nga kjo parti shihet se LDK e Vushtrrisë ka ulur pranë njëri-tjetrit Osmanin e Veliun./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera