Lajme

LDK e rritë pazarin, i kërkon VV-së 7 ministri dhe të gjithë zëvendësministrat

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 09 January 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se marrëveshja për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje edhe në takimin e të enjtes nuk është arritur.

E arsye për këtë është oferta e re që kjo parti i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus mëson se oferta e re e kësaj partie është që të marrë 7 ministri dhe të gjithë zevendësministrat.

-Advertisement-

Oferta e re që LDK-ja i bëri VV-së u konfirmua edhe nga Avdullah Hoti i cili tha se VV-së i është bërë një ofertë e re.

“LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, tha ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera