Lajme

LDK e AAK nisin “kapjen” e bordeve: Dy anëtarët e bordëve të përkohshme të emëruar sot janë nga dy partitë në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 19 October 2020

Është bërë “trend” që në borde të emërohen njerëz të afërt me partitë të cilat janë në pushtet.

Një praktikë e tillë, duket se po përcillet vazhdimisht, e këtij fenomeni që kritikohet nga çdo subjekt politik, të paktën sa është në opozitë, nuk ka mundur t’i ikë as koalicioni qeverisës aktual, në krye me LDK-në.

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 36-të me radhë, derisa u morën një sërë vendimesh, mes tyre edhe emërimi i Bordeve të Përkohshme të Ndërmarrjeve Publike, të cilave ju ka skaduar mandati.

-Advertisement-

Është vet Zyra e Kryeministrit ajo që ka bërë të ditur emrat e ri, e ajo çka vërehet është edhe punësimi i disa emrave të cilat tashmë janë të njohur si nga opinioni ashtu edhe nga organet e drejtësisë, shkruan IndeksOnline.

Në Ndërmarrjen Publike “Trepça” në mesin e anëtarëve të emëruar është edhe Esat Peci, i njëjti vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i njëjti madje në zgjedhjet lokale të tri viteve më parë, kishte garuar për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

E në zgjedhjet e fundit parlamentare, për deputet në radhët e LDK-së, ishte Brahim Selimaj, i cili garoi me numrin 65, por që s’arriti të merr vota të mjaftueshme. Por, partia e tij e shpërbleu sot me një post, atë të kryesuesit të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.

Ndërsa, kryesues në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Hoti, sot emëroi Leonard Shabanajn.Ky i fundit, në nëntor të vitit 2017, u lirua nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër kjo për të cilën u ngarkua në kohën sa ishte shef i Administratës dhe Shërbimeve Teknike në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera