Lajme

“LDK duhet ta shkarkoi Mustafën”

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 11 May 2017

Pjesa reformatore brenda LDK-së nuk duhet të qëndroj duar kryq por të marr veprime që kryetari i tyre Isa Mustafa të mos kandidohet për Kryeministër, ka thënë analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj.

Ai në një prononcim për Indeksonline, ka përmendur disa nga arsyet që sipas tij Isa Mustafa duhet të shkarkohet nga kreu i LDK-se.

Sipas Mushkolajt, Isa Mustafa ka përgjegjësi të madhe që nga humbja e Prishtinës në zgjedhjet lokale e deri tek zgjedhjet nacionale ku e ka thyer parimin kryesor të kësaj partie kur ka bërë koalicion me PDK-në.

-Advertisement-

“Ai nuk duhet assesi të lejohet të kandidohet për kryeministër, po të lejohet LDK-ja duhet ta gjejë një tjetër kandidat i cili do të mund ti unifikonte partine por edhe një pjesë të madhe të elektoratit i cili nuk do ti a falë zotit Mustafa zotimin se nuk do të bëjë asnjëherë marrëveshje me PDK-në”, ka thënë ai.

Analisti Mushkolaj ka theksuar se nëse LDK dëshiron të mbetet një ndër partitë kryesore në vend, duhet të filloj një reformim të brendshëm duke i vënë në pah figurat e reja që do të kontribuonin ngritjen e këtij subjekti.

Ndërsa sa i përket rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, Mushkolaj ka theksuar se ata tani mund ta kenë humbur një pjesë të elektoratit që e kishin para zgjedhjeve të fundit, pikërisht për shkak të veprimeve kundrejt parimore të Isa Mustafës.

“Unë do të habitesha shumë që LDK-ja ta ketë elektoratin që e ka pasur në zgjedhjet e kaluara pikërisht duke pasur parasysh veprimet e kaluara të z.Mustafa, që të bëjë këtë koalicion i cili siç e dimë përfundoj me turp edhe përfundoj ashtu siç pritej gjë që edhe vet Mustafa kishte paralajmëruar”, ka thënë Mushkolaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera