Lajme

LDK: Do ta respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 01 May 2020

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK, lideri i kësaj partie Isa Mustafa tha se janë në përpjekje që të mbahet seanca nesër për votimin e Qeverisë së re, teksa shton se në as një mënyrë nuk do ta shkelin Kushtetutën.

Kreu i LDK tha se biseduan edhe për kërkesën e 61 deputetëve që të ftohet seanca nesër për zgjedhjen e qeverisë së re.

“Jemi të gatshëm që çdo moment të shkojmë në kuvend të formohet qeveria por edhe të respektojmë gjithçka thotë gjykata kushtetuese. Nuk dyshojmë që të gjitha masat që janë marrë deri tani nuk janë kushtetuese dhe askush përpos Gjykatës nuk ka te drejtë të pengojë mbajtjen e seancës”, deklaroi Mustafa.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha se ende nuk kanë përfunduar koalicionin me subjektin e AKR-së.

Por, sipas tij, janë marrë vesh që ano parti të jenë pjesë e koalicionit mirëpo do të bëjnë marrëveshjen tutje se cilat pozita do tiu takojnë.

I mandatuari për kryeministër , Avdullah Hoti nuk bëri publike emrat e ministrave të LDK, ndërsa tha se qeveria e tij do t’i ketë 16 Ministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera