Lajme

LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicion edhe në një komunë

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 13 January 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës në Pejë kanë arritur koalicion për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga komuna e Pejës.

Sipas njoftimit, LDK-së do t’i takojnë 10 drejtori, ndërkaq PDK-së 4 drejtori.

-Advertisement-

“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori. Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

Kryetari Muhaxheri priti në takim Kryetarin e PDK-së në Pejë, z.Haliti

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti.

Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori.

Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera