Lajme

LDK dërgon rezolutë në Kuvend, propozohen pika të rëndësishme kundër ngacmimeve seksuale

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 14 October 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës një rezolutë me anë të së cilës propozohen shumë pika të rëndësishme parandaluese ndaj veprave penale kundër ngacmimit dhe integritetit seksual në vend.

Rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i deputetëve të LDK-së sygjeron që të trajtojë me urgjencë rastet e tilla dhe të eliminohen procedurat e tejzgjatura të trajtimit të lëndëne në proceset gjyqësore.

Në rezolutën e LDK-së thuhet se propozimi i tyre ruan plotësisht pavarësinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

-Advertisement-

Rezoluta është e ndarë në 11 pika kryesore në të cilat ofrohet siguri e garancë për trajtimin e rasteve dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve në vend.



Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera